Gjendet pa ndjenja në shtëpinë e tij – vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Gjendet pa ndjenja në shtëpinë e tij – vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Burimi i fotografisë: Ilustrim

Policia njofton se dje rreth orës 15:30 në rrugën ”Tefik Zymberi” në Prishtinë një person mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, sipas policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

”Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”, njofton policia.