Gjendet pa shenja jete në pyll – policia s’e di çfarë ndodhi

Gjendet pa shenja jete në pyll – policia s’e di çfarë ndodhi

Një person është gjetur i vdekur në një pyll jo shumë larg shtëpisë së tij, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sankovc në Drenas dhe është raportuar dje, e martë, rreth orës 05:00 në mëngjes.

Sipas raportit të policisë së Kosovës viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në pyll rreth një km larg shtëpisë së tij.

Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i  mjekësisë ligjore, por ende nuk dihen detaje se çfarë ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion./Insajderi.com