Një person është gjetur pa shenja jete të enjten e 22 tetorit në Lipjan, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisëm ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
Njoftimi i plotë:
Lipjan 22.10.2020 – NN. Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Insajderi.com