Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Në fushë Kosovës një person është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, njofton Insajderi.

Viktima është konstatuar i vdekur rreth orës 20:45.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Insajderi.com