Gjendet pa shenja jete një person në Mramor të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një person në Mramor të Prishtinës

Një person është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Mramor të Prishtinës, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.

Hoxha theksoi se vdekja është konfirmuar nga ekipet shëndetësore, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Rreth orës 18:10 Policia në Prishtinë ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë ai. /Insajderi.com