Një person është gjetur pa shenje jete të martën në “Villa 007” në Gjakovë, raporton Insajderi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka hasur në viktimën e shtrirë në krevat dhe pa ndjenja.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Me datë 01.12.2020 rreth orë 17:00 ne SP Gjakovë janë paraqitur dy deshmitarë dhe kanë raportuar rastin. Dëshmitarët kanë raportuar se një person tek “Villa 007” është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetimet e SP Gjakovë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën e shtrirë në krevat dhe pa ndjenja”, ka deklaruar Xhurkaj.
Në vendngjarje ka dalë edhe ambulanca, e cila ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitë relevante policore të cilët kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Kujdestar i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, ka thënë tutje Xhurkaj./Insajderi.com