
Policia e Kosovës njofton se të martën është paraqitur në stacionin policor në Gjakovë vajza e cila pesë ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.
Sipas policisë, e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një i dyshuar.
Ky i fundit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar./Insajderi.com