Gjendet trupi i pa jetë i një gruaje në Tiranë

Gjendet trupi i pa jetë i një gruaje në Tiranë

Në mëngjesin e të hënës, me datë 10.08.2020, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në banesën e saj në Tiranë, njofton Insajderi.

Policia njofton se viktima ishte e moshës 67 vjeçare dhe jetonte vetëm me djalin e saj, në lagjen Lapraka, në rrugën Gjon Kastrioti.

Lidhur me hetimin e kësaj vdekje, policia e ka shoqëruar djalin e të ndjerës në komisariat, ndërsa njoftohet se grupi hetimor dhe organet e policisë po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit./Insajderi.com