Një vajzë e cila është raportuar e zhdukur para një jave, është gjetur gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësg të policisë, e mitura ka bashkëjetuar me personin nën moshën 16-vjeç në Podujevë.
Në stacionin policor janë shoqëruar që të dy.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ – Podujevë 25.12.2020 – 21:00. Me datë 30.01.2021 është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Po ashtu në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com