![Gjendet vetura e policëve të zhdukur në Lepenc [FOTO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/04/ff-7-650x358.jpg)
Është hetuar vetura e dy policëve të Kosovës të cilat kanë rënë në lumin Lepenc gjatë natës së mbrëmshme.
Raportohet se ata kanë rënë nga një lartësi prej 100 metrash.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit. Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber-Lepenc.
Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë. Ende po kërkohen trupat e tyre në ujërat e këtij lumi.