Policia e Kosovës njofton se vetura e vjedhur ditë më parë në Pejë, është gjetur.
Sipas njoftimit policor, më 15 janar të këtij viti, një person kishte raportuar se vetura e tij VË, Golf, është vjedhur në Pejë, në rrugën “Madeleine Albright”. Tutje, sipas këtij njoftimi, policia i ka arrestuar personat, një nga të mitur, që dyshohen se kanë kryer vjedhjen e veturës.
“Vetura e gjetur pas proceduarve do t’i kthehet viktimës (pronarit). Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve”, thuhet në njoftimin policor.