Gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

164 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale të vendit, prej tyre 79 janë të konfirmuar se janë pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku thuhet se 99 pacientë janë me oksigjenoterapo, prej të cilëve dy janë në respiratorë dhe 13 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 28 me oksigjenoterapi dhe dy me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 61 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohet në Spitalin e Pejës, ku gjithsej janë duke u trajtuar 21 pacientë. /Insajderi.com