Gjendja e rënduar me COVID-19, nesër Hoti takim me institucionet shëndetësore

Çdo ditë po raportohen shumë raste të reja me coronavirus, kjo është shqetësuese për rrezikun e kolapsit shëndetësor.

Gjendja e rënduar me COVID-19, nesër Hoti takim me institucionet shëndetësore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të takohet me me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Gjashtë viktima brenda ditës dhe numri i madh i rasteve pozitiv me coronavirus kanë alarmuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet shëndetesore.

Si diskutim pritet të jetë vendosja eventuale e masave të reja për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit.

Takimi do të zhvillohet në ora 13:00 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media, ka njoftuar zyra e kryeministrit. /Insajderi.com/