Gjendja e sigurisë së Ramiz Kelmendit pas votimit të Demarkacionit

Gjendja e sigurisë së Ramiz Kelmendit pas votimit të Demarkacionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është nën përcjelljen 24-orëshe të Policisë së Kosovës pas kërcënimeve që ka marrë ditë më parë për të mos e votuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Kelmendi ka konfirmuar se Policia e Kosovës është duke u përkujdesur për sigurinë e tij.

“Jam në bashkëpunim me organet e sigurisë, jem nën përcjellje. Policia është në mbikëqyrje 24-orëshe derisa të konsiderohet se është e nevojshme. Po shohim ndoshta kanë qenë thjesht reaksione të momentit dhe ndoshta tashmë janë bindur se vota ime ka qenë e domosdoshme”, është shprehur Kelmendi për Zëri.info.

Ai më tej ka thënë se pas votimit të djeshëm të demarkacionit nuk ka marrë më ndonjë kërcënim.

“Pas votimit nuk kam pas më ndonjë kërcënim”, ka shtuar Kelmendi.