Gjendja e Xhaferit është e qëndrueshme

Gjendja e Xhaferit është e qëndrueshme

Gjendja shëndetësore e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit është e qëndrueshme dhe ai pushon pas rekomandimit të mjekëve, informojnë sot nga Kabineti i tij, shkruan Insajderi.

“Gjendja shëndetësore e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është e qëndrueshme. Duke pasur parasysh aktivitetet intensive që i ka pasur gjatë fushatës zgjedhore pas rekomandimit të  mjekëve i nevojitet pushim”, theksojnë nga Kabineti i Xhaferit.

Njëherit, theksojnë se disa herë është testuar dhe është negativ ndaj COVID-19.

Nga Kabineti tani për tani nuk konfirmojnë nëse Xhaferi do të shkojë në Krushevë për festën e Ilindenit siç paraprakisht ishte paralajmëruar, as kur do ta caktojë seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit, por tregojnë se gjithçka do të bëhet në pajtim me afatet e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Talat Xhaferi javën e kaluar ishte shtrirë në Klinikën Infektive për shkak të kontrollit sistematik.

Sipas Kushtetutës, ai duhet ta caktojë seancën konstituive më së voni deri më katër gusht.

Nëse nuk do të mund ta bëjë këtë, ky rol i takon deputetit më të vjetër në përbërjen e re të Kuvendit./Insajderi.com