Gjendja e Ziadin Selës është stabile

Gjendja e Ziadin Selës është stabile

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e veriur Ziadin Sela, gjatë ditë së djeshme ka ndjerë dhimbje në kraharor dhe se për këtë arsye është drejtuar deri tek Klinika për Kardiologji në Shkup.

Taravari thotë se pas gjitha kontrolleve, gjendja shëndetësore e Selës është stabile dhe se ai brenda ditës do të lëshohet në shtëpi.“Të respektuar gazetarë dhe qytetarë!

Gjatë ditës së djeshme kryetarit të partisë sonë, z.Ziadin Sela, janë shfaqur dhimbje në kraharor të cilat e kanë bërë t’i drejtohet në Klinikën Universitare të Kardiologjisë në Shkup.

Pas të gjitha ekzaminimeve të kryera ai rezulton të gëzojë shëndet të plotë dhe gjendja e tij është stabile. Kryetari Sela brenda ditës së sotme apo nesërme do të kthehet në shtëpi dhe menjëherë do të vazhdojë me aktivitetet e përditshme”, shkruan Taravari. /Insajderi.com