Gjendja në Telekom: Kryeministri Hoti paralajmëron veprime

Gjendja në Telekom: Kryeministri Hoti paralajmëron veprime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi të hënën se Qeveria e tij do të ndërmarrë veprime të shpejta për situatën e krijuar në Telekom.

Telekomi ka mbetur pa para, kjo pasi kompania Dardafon me të cilën kishte marrëveshja ka arritur që përmes përmbaruesit t’ja marrë mjetet e fundit financiare që kishte ne Qeveri.

Kjo ka shkaktuar revoltë tek punëtorët e Telekomit.

Ata i dhanë 72 orë afat Qeverisë për të rregulluar këtë problem, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti paralajmëroi veprime qeveritare.

“Do të ndërmarrim veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrje publike, si dhe për tu siguruar se pasuria dhe afarizmi i tyre mirëmbahen dhe rriten”.

Ai shtoi se në Telekom është e nevojshme për intervistim me përputhje me ligjin.

“Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjell shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë”, tha Hoti. /Insajderi.com