Gjendja po eskalon, Hoti sot takim me përfaqësuesit shëndetësor

178 raste të reja me COVID-19 kanë alarmuar institucionet shëndetësore.

Gjendja po eskalon, Hoti sot takim me përfaqësuesit shëndetësor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot  do të takohet me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Gjashtë viktima brenda ditës së djeshme dhe numri i madh i rasteve pozitiv me coronavirus kanë alarmuar Qeverinë e Kosovës dhe institucionet shëndetesore.

178 raste të raportuara me COVID-19 të raportuara të shtunën është rekord i zi i vendosur në Kosovë që nga fillimi pandemisë.

Si diskutim pritet të jetë vendosja eventuale e masave të reja për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit.

Takimi do të zhvillohet në ora 13:00 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media.  /Insajderi.com/