Gjendja që kemi, t’lumtë ne

Shkruan: Mirishahe Limani Hiler

Gjendja që kemi, t’lumtë ne

Gjithëmonë mbetem e magjepsur nga fakti se disa njerëz ende mund të mendojnë se një situatë e rëndë politike që mbretëron në Kosovë, është rezultat i një individi….

Theksojmë se pa pjesëmarrjen e njerëzve të ushtrisë, atyre të policisë, zyrtarë të zgjedhur, oligarkë të të gjitha bordeve, pjesë e popullsisë … një regjim politik apo një gjendje cfarë e kemi ne, nuk do të egzistonte dhe nuk venitet vetvetiu.

Regjimi nuk bazohet në karizmin apo diktaturën e një personi të vetëm …Gjendja jonë në Kosovë është edhe më e rëndë se sa të ishte plotësisht vetëm kjo që shihet sot.

Të gjitha abuzimet e kryera tek ne kryhen nga burra dhe gra të cilët mund t’i radhisim si vijon:
-ata që drejtëpërsëdrejti kanë ndërmarrë veprime,
– ata që kanë minimizuar çdo parregullësi për të ruajtur rehatinë e tyre, mbase ishin të akomoduar mirë,
– ata që kanë pranuar me dëshirë të jenë pjesë e një grupi përfitues
– ata që nuk kanë parë asgjë duke ndodhur sepse nganjëher është më e këndshme të pretendosh të jesh i paditur
pra, ata të cilët nuk kanë pasur asnjë dyshim sepse sikur të shihnin se çpo ndodhë e dinin se do të përfundonin në mbetje, e do të pranonin të jenë humbje vetëdijshëm…

Sidoqoftë, as largimi i qeverisë Kurti sot, dhe as ardhja e një qeverie që lindë në kohë pandemie botërore, nuk do të destabilizonin domosdoshmërisht vendin sot, sa pasojat e veprimeve të tyre që rezultojnë nesër. Ajo që vazhmisht e siriozisht kërcnon Kosovën, janë dhe do të mbeten të paktën edhe për dy dekada, të gjitha pasojat e kësaj ” çorodotjeje politike” që do t’i bartin mbi supe brezi i ri.
Nesër, hiq më larg, askush nuk mund të fshehet nën pasojat e pandemisë!