Gjendja shëndetësore e 12-vjeçarit të plagosur në Zhur

Gjendja shëndetësore e 12-vjeçarit të plagosur në Zhur

Dy ditë më parë përjetoi një ngjarje të rëndë.

12 vjeçari me inicialet S.B u plagos në shtëpinë e tij, në Zhur të Prizrenit, të martën mbrëma, kur këtu ndodhi një shpërthim.

Mjekët në Spitalin e Prizrenit, ku u dërgua, thanë se gjendja e tij shëndetësore është stabile, njofton Klan Kosova.

Mbrëmjen ku u pranua në këtë institucion, 12 vjeçari ishte në gjendje të rëndë traumatike.

Ndërsa, Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi.