
Një 26-vjeçar është therur me mjet të mprehtë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Ai po trajtohet në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Për gjendjen e tij shëndetësore për Insajderi-n ka folur mjeku kujdestar, Ejup Govori.
Govori tha se gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja shëndetësore e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Kështu nuk vërehet ndonjë shenjë që ia rrezikon jetën, nuk ka shenja serioze. Mirëpo, ka lëndime në gjoks dhe në esktrimitetet e sipërme (duar, krahë dhe shuplakë)”, tha ai.
Lidhur me rastin, policia për Insajderi-n ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin A.K, 39-vjeçar./Insajderi.com