Gjendje alarmante e ajrit: Drejtori i Shëndetit apelon që askush të mos del sonte jashtë

Gjendje alarmante e ajrit: Drejtori i Shëndetit apelon që askush të mos del sonte jashtë

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësinë Publike, Naser Ramadani ka bërë një apel pas gjendjes së rëndë të ajrit në Prishtinë.

Ramadani ka bërë apel për qytetarët që në natën e sontme të qëndrojnë në shtëpi dhe mos t’i hapin dritaret apo dyert për ajrosjen e dhomave.

“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar drejtori Ramadani.

Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 229ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër.

Bazuar në monitoruesin e cilësisë së ajrit të lëshuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, shihet se gjendja e ajrit është alarmante, dhe hyn në kategorinë e parafundit të ndotjes së ajrit. /Insajderi.com

Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave!

Posted by Naser Ramadani on Tuesday, 13 November 2018