Gjendje e jashtëzakonshme, Ahmeti del të pastrojë borën [foto]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë gjatë orëve të mbrëmjës të shikojë punët që po kryejnë kompanitë për pastrimin e rrugëve në Prishtinë.

Gjendje e jashtëzakonshme, Ahmeti del të pastrojë borën [foto]

Shpend Ahmeti ka dalë të shikojë punët që po bëhen për pastrimin e borës në Prishtinë, teksa ka publikuar një foto me njërin nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Hortikultura”.

Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë, si pasojë e të reshurave të borës.

Ahmeti, përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur se ka dalë të shikojë nga afër punën e kompanive që po pastrojnë borën.

shpendi

“Me Enverin, punëtorin e Hortikulturës që verë e dimer punon për Prishtinën. Më shumë mëson gjysmë ore me të tu pastru boren se lajme 8 orë”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Bora e që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar shumë vështirësi në komunikacionin rrugorë ndërsa, si pasoj e kësaj gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 127 aksidente.

Sipas policisë së Kosovës 27 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa të tjerat vetëm me dëme materiale. /Insajderi.com