Gjendje e rënduar me COVID-19, spitalet po mbushen me pacientë

Gjendje e rënduar me COVID-19, spitalet po mbushen me pacientë

Situata me COVID-19 në Kosovë po ndryshon nga dita në ditë.

Së fundmi, është konfirmuar një rritje e madhe e rasteve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se 380 pacientë janë të shtrirë në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Tutje, SHKSUK-ja bën të ditur se 316 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 278 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Po ashtu bëhet e ditur se 17 prej pacientëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive në QKUK është klinika me më së shumti pacientë (104)./Insajderi.com