Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në një lokal të Fushë Kosovë të martën në ora 21:25.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi.com e ka formuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur disa gezhoja, njofton Insajderi.

Hoxha, theksoi se rasti është nën hetime, përderisa një person raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 28.09/2020 NË ORA 21:25 min, njësia patrulluese ka pranuar informatën se në një lokal në Fushë Kosovë ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vend ngjarjes janë gjetur disa gezhoja, ndërsa njësiti I forezkkes së PK-së është informuar. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një I dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi I ngjarjes. Rasti po hetohet nga njësitet e kompetente policore”, tha Hoxha. /Insajderi.com