Gjenerali amerikan: Bashkëpunimi me FSK-në, gjëja më e mirë në karrierë

Gjenerali amerikan: Bashkëpunimi me FSK-në, gjëja më e mirë në karrierë

Gjenerali i ushtrisë së Iowas, Timothy Orr, ka folur rreth bashkëpunimit që ka pasur me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij bashkëpunimi ai ka nxjerrë një përshtypje të veçantë për të.

Sipas tij, bashkëpunimi me FSK-në dhe Kosovën është gjëja më e mirë që ka bërë gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi në mes një delegacion nga shteti i Iowas së ShBA-së, me disa ministra në largim të Qeverisë së Kosovës, ku u biseduan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.