“Gjenocidi dhe dëbimi i kosovarëve – akti më racist që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Gjenocidi dhe dëbimi i kosovarëve – akti më racist që nga Lufta e Dytë Botërore”

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me Jacques Attali, këshilltarin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Attali, njihet për qëndrimet e tij të forta në favor të Kosovës.

Ai madje e kishte quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së Dytë Botërore, shkruan Insajderi.

Pacolli e ka falënderuar diplomatin francez për qëndrimet e tij ndaj Kosovës – ndërsa ka thënë se janë pajtuar që “ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajon dhe në botë”.

insajderi.com