Gjeografi Tomor Çela reagon ndaj Shaip Mujës së PDK-së

Gjeografi Tomor Çela reagon ndaj Shaip Mujës së PDK-së

Profesori i Gjeografisë Tomor Çela ka reguar ndaj deputeteit të Partisë Demokratikë të Kosovës, Shaip Muja,  i cili e përmedni atë gjatë seancës së fundit të Kuvendit.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë të Çela:

Përgjigje për Shaip Mujën, nga MECENARI për dije, shkencë, profesion dhe mbrojtje administrative të institucioneve të vendit!

Me rastisi që gjatë punimeve të seancës së fundit (datë 10.05.2017) të Parlamentit të Republikës së Kosovës, të dëgjoja lakimin e emrit tim, nga një “Deputet” i Parlamentit të Republikës së Kosovës (Shaip Muja). Emër i panjohur për mua? Nuk kisha vënë re të bëmat e tij, pasi që nuk më kujtohet se e kam takuar ndonjëherë, qoftë edhe për të përshëndetur!

Vërtet ishte befasi, sepse punimet e seancës së fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me sa kuptova unë, nuk kishin në rend dite asgjë që lidhet më mua, dhe punën time profesionale. Prandaj, konsideroj se në rastin konkret është keqpërdorur foltorja e Parlamentit. Po mirë, le të mbetet në ndërgjegjen e keqpërdoruesit. Me ketë rast dëshiroj të falënderoj Kryetarin e Parlamentit (z. Kadri Veseli) dhe deputetët e tjerë, për reagim të menjëhershëm dhe korrekt!

Fillimisht desha të deponoj padi civile për këtë çështje, por isha i kufizuar nga legjislacioni në fuqi, sepse ju (Sh. Muja) keni keqpërdorur autoritetin dhe foltoren e Parlamentit të Kosovës, nën ombrellën e imunitetit.

Ajo që më beri përshtypje, ishte klasifikimi me fjalë prej akademikut mercenar? Kjo më shtyri që të bëjë një reagim, i cili do të sqaronte për opinionin e gjerë filozofinë e klasifikimit nga ana juaj prej MERCENARI.

Sinqerisht, dhe me përgjegjësi morale e profesionale iu them se mund të jem mercenar për dije, shkencë, profesion dhe mbrojtje administrative të institucioneve, por asnjëherë nuk do të lejoj njollosjen e emrit tim, nga njerëz të paditur, analfabet e të ndërsyer. Kjo për faktin se kam punuar me përkushtim e zell, në projektet më kapitale (të profesionit) në dy dekadat e fundit.

Më vonë, pas hulumtimit në CV tënde, kuptova se ju (Sh. Muja) jeni “DOKTOR” me profesion, dhe nuk lidheni asgjë me punën time, prandaj me erdhi ndër mend t’iu pyes? Çfarë jeni ju në të vërtetë: A jeni Doktor apo MERCENAR i shëndetit, Deputet apo MERCENAR nga foltorja e Parlamentit, politikan apo MERCENAR i politikës, ekspert apo MERCENAR kundër eksperteve?

Nëse të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të sakta, besoj se do të vlen klasifikimi për ju (Sh.Muja) dhe ekspertët e ashtuquajtur që ke mbrapa; se nuk jeni asgjë më shumë se analfabetë në fushën e Gjeografisë; hiq më pak se njerëz llomotitës që krekosen si aligatorë të uritur në bregun e lumit të ndotur dhe keqpërdorues foltoresh, faktesh, profesionesh e institucionesh?

Sinqerisht, kërkoj falje nga lexuesit e këtij reagimi, sepse u detyrova të dal jashtë natyrës dhe etikës sime!