Gjergj Dedaj, ambasadori kosovar që e akuzoi Hashim Thaçin për ushtrim dhune në luftë

Gjergj Dedaj, ambasadori kosovar që e akuzoi Hashim Thaçin për ushtrim dhune në luftë

Gjergj Dedaj është ambasador i Kosovës në Shkup. Ai është njëri prej të arrestuarve të UÇK-së, në vitin 1998.

Dedaj së bashku me një delegacion të LDK-së kishte vizituar zonën e luftës në Drenicë. Por, misioni i tyre ishte ndalur në gjysmë. Anëtarët e delegacionit ishin arrestuar.

Dedaj është i vetmi që ka folur publikisht për këtë arrestim. Ai e pati akuzuar presidentin Hashim Thaçi se kishte maltretuar fizikisht.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas maltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam malltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj në një emisionin. pak ditë pasi Thaçi e kishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit të Transportit.

Dedaj ishte shkarkuar për shkak se kishte keqpërdorur kreditkartën shtetërore, duke shkuar në Kukës për të nxjerr para prej saj.

Nuk kishte vonuar shumë dhe Dedaj ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Dedaj kishte paralajmëruar se kur të flas për këtë ngjarje, do të tronditet Kosova.

“Gjergj Dedaj ende s’ka fol. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëviz në Kosovë”, kishte thënë Dedaj.

 

Shiko edhe :