
Gjergj Dedaj, i shkarkuar nga pozita e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut – plan të dorëzohet nuk e ka.
“Misioni historik vazhdon”, ka shkruar ai në Facebook.
Dedaj është njëri nga 12 ambasadorët e shkarkuar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Por, ai ka thënë se nuk do të largohet nga zyra pa e përfunduar mandatin.
Madje, e ka paralajmëruar edhe ambasadorin e ri kushdo që të jetë “të mos paraqitet ne zyre”. /Insajderi.com