Gjermanët bëjnë shaka me ndërtimet e banesave në Prishtinë

Gjermanët bëjnë shaka me ndërtimet e banesave në Prishtinë

Prishtina, por edhe shumë qytete tjera të Kosovës janë mbingarkuar nga ndërtesat shumëkatëshe e aspak të hijshme për syrin e njeriut. Në mungesë të gjelbërimit ditët e sotme në Kosovë më shumë shohin banesa.

Por shpesh herë këto banesa janë të ngjitura me njëra-tjetrën, shumë katëshe dhe aspak mirë të ndërtuara.

InDoks në dokumentarin “Mafia e ndërtimit” ka sjellur  prapaskenat e rasteve më kriminale që lidhen me ndërtimin në vend. Është një nga bizneset multimilionëshe ku vdekshmëria e punëtorëve është në nivel shqetësuese. Mafia e shpëlarja e parave lidhen po me këtë biznes.

E një faqe gjermane në Facebook po bën shaka me këto ndërtime në Prishtinë.

Së fundi kanë publikuar një fotografi të një banese ku në të kanë shkruar: Një ditë tjetër në Prishtinë, Kosovë.

Padyshim se nuk kanë munguar edhe komentet e shumta nën këtë fotografi.