Vrasje në Gjermani

Gjermani: Kosovari 55 vjeçar vret një 57 vjeçar, po ashtu me origjinë nga Kosova

Dy qytetarë gjermanë me origjinë nga Kosova janë përfshirë në një zënkë në një qytet të Gjermanisë. Njëri ka shtënë me armë zjarri duke e lënë 57 vjeçarin të vdekur në vend.

Gjermani: Kosovari 55 vjeçar vret një 57 vjeçar, po ashtu me origjinë nga Kosova

Një kosovar me shtetësi të Gjermanisë, i moshës 55 vjeçare, ka vrarë një person të moshës 57 vjeçare, i cili gjithashtu ishte me origjinë nga Kosova, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në Regensburg të Gjermanisë në orët e hershme të mëngjesit, shkruan media gjermane Pnp.de, përcjell Insajderi.

Në raportin e policisë thuhet se “të dy burrat, i vrari dhe i dyshuari, kanë origjinë nga Kosova dhe janë shtetas të Gjermanisë. Ata për shumë vite e kanë njohur njëri tjetrin”.

Në deklaratën e policisë pohohet se ende nuk janë të sigurt për motivet, por dyshojnë se ka të bëjë me çështje personale. Gjithashtu njoftohet se të dy janë banorë të Regensburgut.

Dëshmitaret kanë raportuar disa të shtëna me armë zjarri dhe pastaj kanë parë një njeri në moshë duke rënë për tokë.

Pasi është lajmëruar policia, në mesditë ata kanë arrestuar 55 vjeçarin që kishte shtënë me armë zjarri.

Në kohën kur ishte arrestuar i dyshuari kishte me vete një armë.

Thuhet se para se fillonte konflikti fatal, dy burrat kishin një zënkë, por se për çfarë ishte ende është krejtësisht e panjohur për policinë./Insajderi.com