Gjermani: Kosovari e vret kunatën dhe e plagos vëllain e tij para fëmijëve të tyre

Gjermani: Kosovari e vret kunatën dhe e plagos vëllain e tij para fëmijëve të tyre

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të dielën në Löhne (Nordrhein-Westfalen) të Gjermanisë, njofton Insajderi.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

Gruaja raportohet se vdiq rrugës për në spital.

Siç raportojnë mediat gjermane, familja e vëllait të tij dhe tre fëmijët ishin duke vizituar gruan e tij, e cila ishte ndarë nga ai, kur autori i dyshuar i krimit papritmas qëndroi para derës së ish-banesës së përbashkët dhe qëlloi përreth, tha policia.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në një apartament të ndërtesës në Theodor-Körner-Straße në Löhne, ku i dyshuari kishte shkuar në ish-banesën e familjes së tij.

Vëllai i tij, i cili po vizitonte gruan dhe tre fëmijët e saj, e informoi atë se ai nuk dëshironte të fliste me të. Thuhet se ai ka qenë për vizitë te gruaja me tre fëmijët e tij.

Ndërsa, mediat raportojnë se dëshmitarë të kësaj ngjarje ishin fëmijët e viktimave të moshave nga 13 deri në 18 vjeç.

Kurse, një fqinj tha për mediat gjermane se ai dëgjoi të shtënat nga banesa dhe thirri policinë.

“Dëgjova dy të shtëna nën çati dhe gati sa nuk rashë nga karriga ime. Fëmijët bërtisnin me të madhe. Në atë moment unë thjesht reagova dhe thirra punëtorët e shpëtimit. Kur zbrita në koridor, fëmijët erdhën duke bërtitur drejt meje. Njeriu me rrënjë shqiptare u çmend plotësisht. Fëmijët duhet ta kenë mposhtur atë dhe e kanë hedhur armën në një livadh para shtëpisë “, tha ai.

I dyshuari është arrestuar nga policia.

Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë, por akoma mbeten të paqarta rrethanat se si është plagosja e tij./Insajderi.com

Gjermani/ 48-vjeçari nga Kosova e vret kunatën dhe e plagos vëllain e tij para fëmijëve të tyre - Sinjali