Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovë në vlerë prej një milion eurosh, përcjell Insajderi.com.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë nënshkruar marrëveshjen në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Punësim, “Ertüchtigungsinitiative”.
Sipas njoftimit, përmes kësaj marrëveshjeje përfshihen trajnime me vlerë deri në 500 mijë euro si dhe do të dhurohen dy automjeve të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500 mijë eurosh.
“Ministri i Mbrojtjes Mehaj dhe ambasadorja Rohde nënshkruan sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.
Me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro. Përveç kësaj do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500.000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ambasadës./SHQIP.com