Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me pajisje të ndryshme në vlerë prej 240 mijë euro, transmeton Insajderi.
Në ceremoninë e pranin dorëzimit të këtij donacioni pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde.
Mehmeti falënderoi ambasadën gjermane për këtë donacion, duke shprehur zotimin se ky donacion do të përdoret në mënyrën më të mirë.
“Ky nuk është donacioni i parë që ju keni bë për neve dhe kjo ndihmon në kualitetin e Policisë së Kosovës. Ky donacion që ju po e bëni sot është shumë i rëndësishëm, dhe ne jemi përkushtuar që këto ndihma ti përdorim si duhet” u shpreh Mehmeti, raporton EO.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, tha që është një shumë e konsiderueshme e vlerës së pajisjeve që kemi dhuruar
“240 mijë euro është vlera e pajisjeve që janë dhuruar në këtë donacion, shumica e mjeteve janë tyrbi”, tha ambasadori Rohde.
“Gjermania është mike e Kosovës në shumë fusha dhe këto mjete që janë dhuruar shpresoj të përdoren për qëllimin që janë sjelle këtu”, tha tutje ai. /Insajderi.com