Gjermania e gatshme të kontribuojë në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Gjermania e gatshme të kontribuojë në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se Gjermania është e gatshme të vazhdojë të mbështetjen e saj për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Këtë Haradinaj-Stublla e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas takimit me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, në Berlin.

“Ministri Maas shprehu vendosmërinë që roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë – Serbi të vazhdojë të jetë aktiv dhe mbështetës në arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur ajo.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se Gjermania mbetet shtet aleat për Kosovën dhe popullin e saj, ndërsa ka shtuar se e ka falënderuar edhe për ndihmën e Qeverisë gjermanë përgjatë pandemisë. /Insajderi.com