Gjermania e largon Kosovën nga lista e “vendeve të rrezikshme”

Gjermania e largon Kosovën nga lista e “vendeve të rrezikshme”

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Kosova nuk është më pjesë e listës së shteteve, që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.

Kosova do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të MPJ-së së Gjermanisë.

Megjithatë, Ministria ka paralajmëruar qytetarët të mos udhëtojnë drejt Kosovës për vizita të panevojshme turistike.

“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike. Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen”, thuhet në njoftim.

Ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, pasi situata mund të ndryshojë./Insajderi.com