Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Coronavirus

Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Coronavirus

Shteti gjerman sot i ka dal në ndihmës Kosovës me gjashtë mijë teste për diagnostikimin e COVID-19, dhe 5 mijë e 500 kite për ekstrahim.

Dorëzim-pranimi i testeve u bë në Prishtinë midis ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

Me këtë rast, ministri Zemaj tha se ky donacion do ndikojë në rritjen e kapaciteteve për shtimin e testimeve për COVID19 në vend.

“Me këto ndihma dhe angazhimet tjera infrastrukturore po ia dalim ta kemi një gjendje normale të komunikimit dhe të vlerësimit dhe mbi të gjitha edhe të furnizimit sa i përket të testeve dhe pjesëve të tjera që janë të domosdoshme”, tha Zemaj.

Kurse ambasadori gjerman pohoi se beson shumë që kjo ndihmë është e mirëseardhur për Kosovën “në këtë pasiguri kombëtare për shëndetin publik”.