Gjermania kërkon të kalohet projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Gjermania kërkon të kalohet projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kuvendi që ta kalojë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Gjermania e konsideron Kosovën partnere të besueshëm dhe se do të vazhdojë mbështetja.

“Lajme te mira! BE-ja vazhdojnë të bëjnë atë që e premtojnë duke mbështetur partnerin tonë të besuar, Kosovën, me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ai.

Ambasadori gjerman edhe më parë ka kërkuar që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. /Insajderi.com