Gjermania kundërshton shfuqizimin e task-forcës antikorrupsion

Gjermania kundërshton shfuqizimin e task-forcës antikorrupsion

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me vendimin e Qeverisë së Avdullah Hotit për shfuqizimin e task-forcës kundër korrupsionit.

Qeveria e Kosovës më 19 tetor vendosi që ta shfuqizojë taskë-forcën antikorrupsion e cila funksiononte në kuadër të Policisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Ky shfuqizim është shqetësuese për ambasadorin gjerman i cili reagoi përmes Twitterit.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, tha ai.

Në Kuvendin e Kosovës të mërkurën, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, tha se “Qeveria e tij po e Lufton korrupsionin”. /Insajderi.com