
Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga mediumi slloven “necenzuriano.si”, në të cilin flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe copëtimin e Bosnjë e Hercegovinës, njofton Insajderi.
Roth e ka quajtur rrugë të rrezikshme rivizatimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze.
“Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth./Insajderi.com
Countries on #WesternBalkans have a future only as multiethnic and multireligious societies. Regional reconciliation and cooperation are the keys for peace, democracy and prosperity. Drawing new frontiers is a dangerous path. 🇪🇺🇷🇸 🇲🇪 🇲🇰 🇧🇦 🇽🇰 🇦🇱🇪🇺
— Michael Roth MdB 🇪🇺 (@MiRo_SPD) April 16, 2021