Gjermania reagon pas publikimit të dokumentit për ndryshim kufijsh, e quan rrugë të rrezikshme

Gjermania reagon pas publikimit të dokumentit për ndryshim kufijsh, e quan rrugë të rrezikshme

Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga mediumi slloven “necenzuriano.si”, në të cilin flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe copëtimin e Bosnjë e Hercegovinës, njofton Insajderi.

Roth e ka quajtur rrugë të rrezikshme rivizatimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze.

“Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth./Insajderi.com