Gjermania: Të happen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Gjermania: Të happen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm për veton bullgare ndaj Maqedonisë Veriut, megjithatë vendi ynë do të jetë pikë e rendit të ditës, në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që do mbahet pasdite vonë. Këtë e konfirmoi ministri gjerman për Evropë Mihaell Rot, i cili e kryeson Këshillin. Para fillimit të mbledhjes virtuale të ministrave, Rot porositi që kërkesat biletarale të disa vendeve antare të Bashkimit Evropian nuk guxojnë të jenë peng për zgjerimin, duke aluduar në bllokimin e Bullgarisë. Rot gjithashtu theksoi se interes i BEsë është që bisedimet për antarsim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të nisin sa më shpejtë të jetë e mundur. “Shpresoj se të gjitha vendet antare do të pajtohen me këtë qëllim dhe do të jenë të përgatitura në mënyrë pragmatike dhe solidare të punojnë për realizimin e tyre.

Zgjerimi nuk guxon të jetë peng i kërkesave bilaterale të disa vendeve të caktuara.Do t’i informoj kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton Insajderi.

Qysh në fillim të vitit vendosëm që t’i fillojmë bisedimet me të dyja vendet. Interes thelbësor i BE-së është që në një afat sa më të shpejtë që është e mundur të fillojnë bisedimet me konferencën ndërkombëtare” tha Mihaell Rot, ministër gjerman për Evropë. Pala pretendete për antarsim ende shpresojnë në lajme të mira nga takimi i sotëm i Këshillit të Ministrave.

Kryeministri I RVM-së Zoran Zaev një ditë më parë për të disatën herë përsëriti që shpreson se do të gjindet kompromis në periudhën e në vazhdim dhe do të marrin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve do të marrin në dhjetor të këtij viti.Mirëpo optimizmin e tyre e zbeh pala bullgare.

Qeveria e Bullgarisë fqinje e ka bërë të qartë se nuk ka qëllim të lejoj fillim të bisedimeve. Këtë e vërtetoi edhe njëherë shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, para takimit.

Sipas saj Maqedonia e Veriut do të ketë vend në Bashkimin Evropian kur të jetë e gatshme dhe se për momentin Bullgaria konsideron se nuk është e gatshme.

Kërkesë e Qeverisë bullgare është që Shkupi të nënshkruaj dokument të ri me të cilin do të detyrohet të respektoj Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë, të nënshkruar në vitin 2017. /Insajderi.com