Gjesti i turpshëm i multimilionerëve të klubeve të futbollit me Arben Beqirin e sëmurë

Gjesti i turpshëm i multimilionerëve të klubeve të futbollit me Arben Beqirin e sëmurë

Me iniciativën e Remzi Ejupit, kryetarit të KF Prishtinës, 16 pronarë të klubeve të futbollit në Kosovë janë përfshirë në një lojë turpi.

Ata kanë dhuruar vetëm nga 100 euro secili për portierin e Trepçës ’89 që vuan nga një sëmundje e rëndë, Arben Beqiri. Paratë i ndan nga bursat që pranuan nga Federata e Futbollit të Kosovës të hënën në Kuvendin Zgjedhor të kësaj federate.

Iniciativën ‘bamirëse’ e ndërmori Remzi Ejupi, kreu i KF Prishtinës dhe biznesmeni multi-milioner, pronar i një avio-kompanie dhe disa biznesesh të tjera në vend.

Fakti se Ejupi dhe pjesa më e madhe e pronarëve të klubeve të futbollit në Kosovë janë multi-milionerë nuk i turpëroi ata që të pranojnë nismën për dhurimin e vetëm nga 100 eurove për shërimin e Beqirit.

Kur mori fjalën në Kuvendin e FFK-së, Remzi Ejupi kritikoi koordinimin mes klubeve dhe propozoi ndarjen e 100 eurove për Beqirin.

“Federata është dashtë ma shpesh të na mbledhë. Shifet se kemi pasur mungesa të takimit me klube dhe delegatë, jemi mësuar që të takohemi një herë në 4 vite, por duket se tash do të takohemi çdo 2 vjet”, tha fillimisht Ejupi. “Këto mjete, këto burse që i kemi marrë, t’i ndajmë për lojtarin e Trepçës 89′, Arben Beqiri”.

Portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri, është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe për shërimin e sëmundjes i nevojitet ndihmë financiare. /Insajderi.com

Bizneset milionëshe në Mal të Zi të kryetarit të ri të Feronikelit