Gjetje mortore në Istog

Gjetje mortore në Istog

Në Istog të mërkurën rreth orës 15:30 janë gjetur disa mbetje mortore, njofton Insajderi.

Një person ka raportuar se derisa ishin duke kryer disa punime me ekskavator, në fushë kanë hasur në disa mbetje mortore (eshtra), thuhet në raportin e Policisë.

Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve.

Ngjarja po hetohet edhe më tutje.  /Insajderi.com