Peaceful Change initiative – PCi dhe Peer Educators Network (PEN), nxjerr përf" />

Gjetjet e studimit: Mediat në Kosovë e Serbi po fuqizojnë tëhuajësimin në mes të shqiptarëve e serbëve

Studimi hedh në pah “tregimet përçarëse që ekzistojnë në mediat serbe dhe ato kosovare”, thuhet në komunikatën njoftuese dërguar për media nga Peer Educators Network ne kuadër te projektit ALVED.

Gjetjet e studimit: Mediat në Kosovë e Serbi po fuqizojnë tëhuajësimin në mes të shqiptarëve e serbëve

Një studim i publikuar nga organizata jo-qeveritare Peaceful Change initiative – PCi dhe Peer Educators Network (PEN), nxjerr përfundimin se “mediat në Serbi dhe në Kosovë i kontribuojnë fuqizimit të tëhuajsimit në mes të këtyre dy entitete”.

Studimi është realizuar nga organizata hulumtuese IPSOS, njofton Insajderi.

Studimi hedh në pah “tregimet përçarëse që ekzistojnë në mediat serbe dhe ato kosovare”, thuhet në komunikatën njoftuese dërguar për media nga Peer Educators Network në kuadër të projektit Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë – ALVED.

Të dhënat nga analiza e përmbajtjes së mediave, tregojnë se intensiteti i fenomenit të tëhuajsimit është i bazuar në thellimin e polarizimit në mes të dy entiteteve dhe është i karakterizuar me nuanca emocionale. Ky studim ka gjetur se mediat në Serbi dhe në Kosovë, i kontribuojnë polarizimit në mes dy entiteteve duke i theksuar ndasitë dhe duke i anashkaluar ngjashmëritë”.

Ndër të tjerash, të gjeturat nga ky studim tregojnë se “mediat në Serbi, kanë tendencë të jenë më kundërshtuese karshi Kosovës përmes raportimeve, lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gazetarinë me nuanca të forta emocionale në mënyrë joprofesionale. Ndërsa në Kosovë, sipas të gjeturave të këtij studimi, mediat përfshihen në narracione tendencioze që interpretojnë raportin me Serbinë”.

Publiku serb ndanë mendimin se mediat janë përgjegjëse për nuancën negative të opinionit publik karshi raportit Serbi-Kosovë. Në anën tjetër, sipas studimit, publiku kosovar ndanë qëndrimin se përgjegjës për nuancën negative të opinionit publik karshi raportit në mes dy vendeve, është klasa politike, e cili gjeneron gjuhë të urrejtjes, stereotipe dhe paragjykime”.

Bazuar në të dhënat e këtij studimi, perceptimi i përgjithshëm në publik është që mediat pashmangshmërisht kanë rol në opinionin publik në të dyja vendet, në Serbi dhe Kosovë.

“Megjithatë ato nuk kanë rol vendimtar në paqësimin e raporteve në mes dy vendeve, meqë veprimi politik është i nevojshëm”.

Përveç përmbledhjes së mësipërme me të gjeturat kryesore, studimi jep gjetje edhe më të hollësishme dhe ofron një gamë të gjerë të analizave rreth disa aspekteve të fushës mediatike në Kosovë dhe në Serbi./Insajderi.com