Gjilan: Arrestohet zyrtari komunal dhe një fermer të dyshuar për “keqpërdorim të subvencioneve”

Gjilan: Arrestohet zyrtari komunal dhe një fermer të dyshuar për “keqpërdorim të subvencioneve”

Një zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer janë arrestuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Burime të Insajderi-t brenda Policisë së Kosovës thonë se zyrtari komunal dyshohet “ta ketë keqpërdorur detyrën zyrtare”.

Ndërsa, fermeri dyshohet “të ketë mashtruar”, duke bashkëvepruar me zyrtarin komunal.

Më 24 shkurt disa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësëisë u arrestuan për shkak te dyshimeve “keqpërdorim në dhënien e subvencioneve”. /Insajderi.com