
Një vajzë e mitur ishte dhunuar seksualisht dhe ishte fotografuar nga i dyshuari për këtë vepër penale, njofton Insajderi.
Sipas Policisë së Kosovës rasti kishte ndodhur në Gjilan gjatë vitit 2019-2020, ndërsa dhunuesi ka fotografuar viktimën dhe e ka shantazhuar atë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
“Gjilan 2019-2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar seksualisht dhe kishte fotografuar viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 24 orë”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com