
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje, e premte, në qytetin e Gjilanit, ndërsa rasti është raportuar rreth orës 19:00, njofton Insajderi.
I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe intervistuar në pranin e mbrojtësit të tij.
Ai me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com