Gjilan: E mitura deklaron se është dhunuar, arrestohet një person

Gjilan: E mitura deklaron se është dhunuar, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje, e premte, në qytetin e Gjilanit, ndërsa rasti është raportuar rreth orës 19:00, njofton Insajderi.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe intervistuar në pranin e mbrojtësit të tij.

Ai me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com